Drejtuesit e klubit të Interit janë të bindur se Marcelo Brozoviq do të vazhdojë kontratën.
Bisedimet mes klubit dhe lojtarit kroat ka kohë që kanë nisur, por nuk është gjetur ende marrëveshja.
Mediat italiane kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit zikaltër kanë përgatitur ofertën e re për 29-vjeçarin, për të bindur të mbetet në Serie A.
Interi do t’i ofrojë mesfushorit pagë prej 6.5 milionë euro në edicion dhe kontratë trevjeçare.
Brozoviqi është në vitin e fundit të kontratës me Interin. Për kroatin interesim kanë shprehur Liverpooli dhe PSG-ja.
Artikuj të ngjashëm