Mesfushori i Kosovës, Besar Halimi, është inkuadruar nga banka e rezervistëve te skuadra e Brondbyt, që pësoi humbje në shtëpi nga Sonderjyske.
Ndeshja që u zhvillua të dielën përfundoi 4:2 në të mirë të ekipit mysafir dhe i takoi xhiros së nëntë të kampionatit danez. Halimi në këtë ndeshje luajti prej minutës së 56-të, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kjo është ndeshja e dytë për Halimin te Brondby, ekip të cilit i është bashkuar javë më parë. Aktualisht Brondby renditet në pozitën e tretë në tabelë me 14 pikë të grumbulluara.
Artikuj të ngjashëm