Sulmuesi i Chelseat, Armando Broja nuk është titullar te Përfaqësuesja e Shqipërisë për ndeshjen ndaj Islandës në kuadër të Ligës së Kombeve.
Përzgjedhësi Edoardo Reja ka publikuar formacionin për ndeshjen që nis në orën 20:45 dhe zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrajneri italian ka vendosur të startojë me sistemin 4-3-3, ku vijës së sulmit do t’i prijnë Sokol Cikalleshi që është vendosur në qendër, i përkrahur nga Nedim Bajrami e Myrto Uzuni.
Thomas Strakosha paraqitet në portë, ndërsa vija e mbrojtjes përbërhet nga Ivan Balliu, Ardian Ismajli, Frederic Veseli e Ermir Lenjani.
Ndërkohë, në mesfushë luajnë Ylber Ramadani, Klaus Gjasula e Amir Abrashi.