Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Çikalleshi e Seferi në krye të sulmit të Shqipërisë ndaj Islandës

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Eduardo Reja ka zbuluar formacionin startues për ndeshjen ndaj Islandës, që luhet prej orës 20:45.

Reja, sipas mediave tiranase, ka vendosur për sistemin 3-5-2.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në krye të sulmit do të jenë Sokol Çikalleshi dhe futbollisti i Tiranës, Taulant Seferi. Mesfusha do të përbëhet nga Amir Abrashi, Endri Çekiçi dhe Klaus Gjasula. Në krah luajnë Ivan Balliu dhe Elseid Hysaj. Ardian Ismajli, Marash Kumbulla e Berat Gjimshiti janë treshja e mbrojtjes. Në portë është Etrit Berisha.

Është kjo ndeshja e parë e Shqipërisë në edicionin e tretë të Ligës së Kombeve. Shqipëria luan në Ligën B.