Armando Broja, do t'i prijë sulmit të Shqipërisë në miqësorek kundër Italisë.
Trajneri Edoardo Reja ka publikuar formacionin për duelin që luhet në Tiranë prej orës 20:45.
Krahas Brojës, në sulm është edhe Myrto Uzuni, ndërsa prej fillimit starton edhe mesfushori ofensiv Nedim Bajrami. Në portë është portieri Etrit Berisha.