Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Broja mungon ndaj Watfordit

Armando Broja do të mungojë në ndeshjen e radhës të Southamptonit. Sulmuesi shqiptar ka pësuar një lëndim në duelin e fundit ndaj Burnleyt dhe nuk ka arritur të rikuperohet.

Lajmi është bërë i ditur edhe nga faqja zyrtare e Southamptonit, që ka njoftuar se Broja nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Watfordit.

Sulmuesi 20-vjeçar ka lënduar kyçin e këmbës së djathtë.

Broja këtë edicion ka luajtur në tetë ndeshje duke shënuar katër gola.

Ai është i huazuar te Southamptoni nga skuadra e Chelseat.

Artikuj të ngjashëm