Armando Broja do të jetë i gatshëm për skuadrën e Southamptonit për duelin në shtëpi kundër Aston Villas në “St Mary’s”. Kjo ndeshje luhet të premten në orën 21:00 dhe i takon xhiros së 11-të të Premier Leagues.
Broja për shkak të lëndimit në nyjën e këmbës mungoi në fitoren e fundit të Southamptonit kundër Watfordit, 1:0.
Sulmuesi 20-vjear i Shqipërisë që është i huazuar te Southamptoni nga skuadra e Chelseat ka shënuar katër gola në të gjitha garat në edicionin e sivjetmë, në tetë ndeshje të zhvilluara.
Dy i ka në Premier League dhe dy të tjera në Kupën EFL.