Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Broja largohet nga Chelsea, e kërkojnë West Hami e Crystal Palace

Armando Broja - Chelsea

Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja do të largohet nga skuadra e Chelseat në këtë afat kalimtar. “TeamTalk” ka shkruar të hënën se Broja ka kërkuar largimin nga Chelsea, pasi ekipi londinez ditë më parë e transferoi sulmuesin Nicolas Jackson nga Villarreali.

Me transferimin e Jacksonit, Broja do të kishte hapësirë edhe më të limituar te Chelsea dhe për këtë arsye ka kërkuar ndërrimin e ambientit.

Mësohet se tashmë, interesim për Brojën kanë shfaqur katër skuadra nga Premier League, përfshirë West Ham Unitedin e Crystal Palacen. 21-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2028, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 20 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm