Sulmuesi i Chelseat, Armando Broja, është i lumtur që ka realizuar gol me Shqipërinë sot. Por, ai më i lumtur është se me golin e shënuar ia siguroi fitoren Shqipërisë ndaj Hungarisë në eliminatoret për Botërorin 2022.
Broja u aktivizua në minutën e 78-të në vend të Bekim Balajt. Ndërsa realizoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 87-të.
“Jam krenar me skuadrën. Ka qenë ndeshje e rëndësishme. Fal Zotit shënova gol kur u futa në ndeshje. Goli erdhi në momente të rëndësishme, dhe me rëndësi është fitorja. Kemi luftuar si ekip. Unë jam, lojtar për të shënuar, por me rëndësi është që fitoi ekipi”, ka thënë Broja, që është huazuar te Southamptoni këtë verë nga Chelsea.
Artikuj të ngjashëm