Moises Caicedo dhe Alexis Mac Allister mund të largohen gjatë verës nga skuadra e Brightonit. Reprezentuesi i Ekuadorit, Caicedo, dhe fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën, Mac Allister, vazhdojnë të mbesin dy prej lojtarëve më të kërkuar nga klubet e tjera angleze.
Në Angli raportohet se ndeshja ndaj Manchester Cityt të mërkurën mbrëma mund të jetë e fundit për dy lojtarët. 21-vjeçari Caicedo me Brightonin ka kontratë deri në verën e vitit 2027, ndërsa në edicionin aktual ka shënuar një gol dhe ka asistuar një tjetër në 41 ndeshje në të gjitha garat.
24-vjeçari Mac Allister ka kontratë deri në verën e vitit 2025 me Brightonin, skuadër për të cilën ka luajtur 38 ndeshje në të gjitha garat. Ai ka shënuar 12 gola dhe ka kontribuuar me tri asistime.