Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Brentfordi transferon Hickeyn

Brentfordi ka transferuar Aaron Hickeyn nga Bologna.

Lajmi është bërë i ditur të shtunën.

Talenti skocez ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin e Premier Leagues angleze.

20-vjeçari që luan si mbrojtës i krahut të majtë, shënoi pesë gola dhe dhuroi katër asistime në 36 paraqitje në Serie A në sezonin e fundit.

Brentfordit i ka kushtuar Hickey rreth 22 milionë euro.

Bologna e bleu atë në shtator të vitit 2020 për dy milionë euro nga skuadra Hearts of Midlothian.

Artikuj të ngjashëm