Bologna ia ka treguar çmimin Napolit për mbrojtësin e krahut të djathtë, Aaron Hickey, pasi napolitanët kanë hapur bisedimet për tinejxherin skocez.
19-vjeçari ka marrë vëmendjen e disa klubeve të mëdha, pasi ka shkëlqyer në këtë sezon.
Ai ka realizuar pesë gola dhe ka dhuruar një asistim në 32 paraqitje në elitën e futbollit italian. Ka realizuar gola ndaj skuadrave si Lazio, Fiorentina e Sassuolo.
“Corriere dello Sport” ka shkruar të shtunën se Bologna për Hickeyn kërkon rreth 21.5 milionë euro.
Ai mund të luajë edhe si mbrojtës i krahut të majtë.
Artikuj të ngjashëm