Futboll

Widzew Lodzi kërkon 8 milionë euro për Gallapenin

Dion Gallapeni

Klubi polak, Widzew Lodz, po kërkon 8 milionë euro për kartonin e mbrojtësit të krahut, Dion Gallapeni.

“Transferfeed” ka shkruar të hënën se Bologna ka shprehur interesim për ta transferuar reprezentuesin e Kosovës në këtë afat kalimtar.

Por transferimi konsiderohet i pamundur për shkak të kërkesave financiare të klubit polak.

Shifra prej 8 milionë euro nuk është e përballueshme për Bolognan.

Sipas “Transfermarkt”, vlera e Gallapenit në tregun e transferimeve është 2.5 milionë euro.

21-vjeçari iu bashkua Lodzit në verën e kaluar nga Prishtina për 250 mijë euro.

Mbrojtësi i krahut të majtë këtë edicion me Lodzin ka 12 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat. Ka kontribuar më një gol.

Gallapeni me Lodzin ka kontratë deri në verën e vitit 2029. Me “Dardanët” ka nëntë ndeshje të zhvilluara.