Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Wisla Plock do ta blejë kartonin e Gallapenit

Dion Gallapeni

Klubi polak, Wisla Plock, pritet që ta blejë kartonin e mbrojtësit të Kosovës, Dion Gallapenit. 

Gallapeni më 16 shkurt u huazua te Wisla Plock nga klubi tjetër polak, Widzew Lodz, për pjesën e dytë të edicionit 2025/26. 

Wisla Plock ka vendosur që ta ushtrojë të drejtën e blerjes të kartonit të reprezentuesit të Kosovës. 
Këtë e ka bërë të ditur të martën gazetari Zelislaw Zyzynski. 

Plock do të paguaj rreth 800 mijë euro për t’i siguruar shërbimet e Gallapenit. 

Synimi i Wisla Plockut pas blerjes së kartonit është që ta shes Gallapenin për një shifër më të lartë. 

Edhe Gallapeni me Wisla Plockun mposhten nga Korona Kielce Futboll Gallapeni me Wisla Plockun mposhten nga Korona Kielce

21-vjeçari me Lodzin ka kontratë deri në verën e vitit 2029. 

Gallapeni në dhjetë ndeshjet e zhvilluara me Wisla Plock në pjesën e dytë të edicionit kontribuoi me tri asistime.