Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Brentfordi reagon për fyerjet raciste ndaj Ivan Toneyt

Ivan Toney i skuadrës së Brentfordit ishte realizator i golit të barazimit në duelin e së shtunës në Premier League, në udhëtim tek Arsenali. Toney barazoi shifrat në 1:1 me golin e realizuar në minutën e 74-t, dhe ndali hovin e liderit të Premier Leagues, që synon titullin pas një kohe të gjatë.

Dhe ishte pikërisht Toney ai i cili ishte fyer në baza racore në llogarinë e tij në Instagram, ndërsa Brentfordi ka reaguar me komunikatë zyrtare të dielën.

“Ndihemi keq dhe të mërzitur që Ivani është dashur të ballafaqohet me këtë gjë sërish. Ne nuk do ta tolerojmë këtë dhe do të bëjmë çdo gjë për t’i ndjekur individët e përfshirë. Ivani ishte i përfshirë në një çështje të ngjashme abuzuese në tetor të vitit të kaluar, dhe autori tani po përballet me pasoja në gjykatë. Sa herë duhet të ndodhë kjo? Ne i bëjmë thirrje tifozëve anembanë që ta shijojnë garën dhe rivalitetin që ekziston mes nesh dhe ta respektojnë diversitetin që ekziston në Premier League”, thuhet në komunikatën e Brentfordit.