Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Brentfordi ndal hovin e Arsenalit

Brentfordi

Brentfordi e ka ndalur hovin e Arsenalit, që kishte katër fitore rresht në të gjitha garat. 

Brentfordi dhe Arsenali të enjten mbrëma barazuan 1:1 në ndeshjen e xhiros së 26-të të Premier Leagues. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Noni Madueke shënoi për mysafirët në minutën e 61-të, ndërsa dhjetë minuta më vonë, Keane Lewis-Potter i barazoi shifrat dhe rezultati nuk ndryshoi më. 

Igor Thiago kishte mundësi të artë për shënim në fundin e ndeshjes, por nuk realizoi. 

Arsenali mbetet lider me 57 pikë, por tani me vetëm katër pikë më shumë se Manchester City. 

Brentfordi i shtati ka 40 pikë.