Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bremeri në negociata me Bayernin

Gleison Bremer

Qendërmbrojtësi i Torinos, braziliani Bremer pritet që karrierën ta vazhdojë në Bundesligë. Mediumet gjermane kanë raportuar të premten se Bremeri është në negociata me Bayernin, i cili po synon transferimin e tij në verë.

Për kartonin e tij, Bayerni është i gatshëm të paguajë mbi 20 milionë euro dëmshpërblim. Bremer, i cili ka kontratë me Torinon deri në vitin 2024 këtë edicion është ndër mbrojtësit më të vlerësuar në Serie A.

Ai po kërkohet edhe nga skuadrat tjera të mëdha të Evropës dhe te Torino janë pajtuar me largimin e tij në fund të sezonit. Në 22 ndeshje në kampionatin italian, Bremer ka realizuar dy gola dhe ka bërë një asistim.

Artikuj të ngjashëm