Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Brazili nuk heq dorë nga Ancelotti

Carlo Ancelotti

Federata e Futbollit e Brazilit nuk heq dorë nga trajneri Carlo Ancelotti. Është presidenti i federatës braziliane, Ednaldo Rodrigues, që ka besim se trajneri i Realit do ta pranojë postin e selektorit të Brazilit.

Ai ka thënë se janë duke negociuar për ta bindur Ancelottin ta pranojë ofertën para 25 majit, kur edhe është caktuar data e grumbullimit.

“Situata po përparon. Po mundohemi të kemi një qëndrim më të qartë përpara datës 25 maj”, ka thënë Rodrigues.

Por është trajneri italian i cili ka thënë se do ta respektojë kontratën me Realin. Ai me Realin ka kontratë deri në vitin 2024.

Ancelotti ka qenë gjithmonë zgjidhja e parë e Brazilit. Brazili është pa selektor. Tite u largua pas zhgënjimit në kupën e botës “Katari 2022”.

Artikuj të ngjashëm