Mediumi brazilian “Globo” ka shkruar të dielën se Federata e Futbollit e Brazilit shumë shpejtë do ta zyrtarizojë Carlo Ancelottin si selektor të Brazilit, ndonëse italiani ende ka kontratë me Real Madridin.
“Selecao” ende është në kërkim të një përzgjedhësi që prej largimit të Tites në fund të Kupës së Botës 2022.
Brazilianët po synojnë që t’u kthehen trofeve. Pesë herë fituesi i Kupës së Botës, Brazili, nuk ka fituar Botëror tash e dy dekada.
Që Ancelotti do ta marrë drejtimin e Brazilit po flitet për një kohë të gjatë, ndërsa mediumi brazilian ka shkruar se ai do të zyrtarizohet në fund të muajit nga presidenti i federatës, Ednaldo Rodrigues.
Ancelotti ka kontratë me Real Madridin deri në qershor të vitit 2024.
Brazilin pritet ta drejtojë zyrtarisht nga janari apo vera e vitit të ardhshëm.