Tom Brady, një prej lojtarëve më të mirë të të gjitha kohëve në ligën NFL, ka njoftuar se i ka dhënë fund karrierës. Vetë sportisti i futbollit amerikan ka njoftuar pensionimin të mërkurën, në një video mesazh emocionues.
“Mirëmëngjesi të gjithëve. Do të hyj drejt në temë. Po pensionohem, përgjithmonë”, tha ndër të tjera lojtari i skuadrës Tampa Bay Buccaneers në videon 52-sekondëshe.
Brady ishte pensionuar edhe vitin e kaluar, por ishte kthyer për ta vazhduar edhe më tej karrierën.
Mediat amerikane kanë shkruar se pensionimi i tij ka ardhur vetëm tre muaj pas ndarjes me gruan e tij. 45-vjeçari Brady është shtatë herë fitues i “Super Bowl-it”. I ka kaluar 23 sezone në ligën NFL.