Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fury rikonfirmon pensionimin nga boksi

Tyson Fury edhe një herë e ka rikonfirmuar pensionimin nga boksi, tani nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Ai i ka falënderuar të gjithë që e kanë mbështetur, teksa po e feston ditëlindjen e 34-t.

Fury njoftoi për pensionimin e tij nga boksi pas fitores ndaj Dillian Whytet në muajin prill në stadiumin “Wembley” në Londër, kur e mbrojti titullin në versionin WBC në boks.

“Falënderim i madh për të gjithë që kanë qenë afër meje përgjatë karrierës dhe pas shumë bisedave, kam vendosur përfundimisht të largohem nga ky sport. Dhe në moshën 34-vjeçare, unë u uroj çdo të mirë në rrugëtimet tuaja”, ka shkruar Fury në “Instagram”.

Artikuj të ngjashëm