Arjen Robbenit i është ofruar mundësia që të rikthehet në futboll në moshën 36-vjeçar. Klubi brazilian Botafogo është duke u interesuar për transferimin e Robbenit.
Robben është tërhequr nga futbolli në verën e vitit të kaluar, pasi i skadoi kontrata me Bayernin.
Së fundi sulmuesi anësor holandez ka thënë se po e shqyrton mundësinë e rikthimit në futboll.
“Ka rrezik, pasi ai ka qenë jashtë futbollit për disa muaj tash. Por, unë e kam kontaktuar dhe ai më është përgjigjur. Ai ishte i kënaqur me interesimin. Do të jetë e vështirë. Pos faktit se nuk ka luajtur për një kohë të gjatë, ai mund të kalonte te një klub tjetër që do ta paguante katërfishtë më tepër”, ka thënë drejtori sportiv i Botafogos, Ricardo Rotenberg për “Globo Esporte”.