Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Robben kishte shqyrtuar mundësinë që të rikthehet në futboll

Ish-ylli i Bayern Muenchenit, Arjen Robben pranon se kishte shqyrtuar rikthimin në futboll profesionist.

Robben ka luajtur ndeshjen e tij të fundit verën e kaluar, duke i dhënë fund një karriere të madhe gjatë të cilës ka luajtur për klube si Groningen, PSV, Chelsea, Real Madrid e Bayern.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Robben kishte fituar tituj në Holandë, Angli e Spanjë, para se të stabilizohej te Bayerni, ku pati periudhën më të mirë në karrierë. Ai luajti një dekadë te Bayerni, duke fituar tetë herë Bundesligën e një herë Ligën e Kampionëve.

Vitin e kaluar ishte raportuar se Robben mund të kthehet te Groningeni apo PSV, por ai vendosi të pensionohej, pasi i skadoi kontrata me Bayernin.

“Në fillim nuk më mungonte fare futbolli. Por, më pas erdhi një fazë kur nisi të më mungonte dhe i thash vetes: ‘Ndoshta më pëlqen të luaj edhe pak’. Herë pas here mendoja për t’u kthyer. Por, me këtë virus, është një situatë shumë e çuditshme për të gjithë”, ka thënë Robben 36-vjeçar për podkastin e “FC Bayernit”.

Robben ka vazhduar të shikojë ndeshjet e Bayernit që kur u tërhoq nga futbolli, ndonëse nuk ka qenë në gjendje të shoh të gjitha.

“Kam humbur disa ndeshje, pasi isha tepër i zënë”, ka thënë Robben, që ka treguar se po kalon tash më tepër kohë me familjen e tij.