Futbollisti ofensiv holandez Arjen Robben nuk e ka përjashtuar si mundësi që të rikthehet në futboll.
Robben 35-vjeçar në korrik ka njoftuar për pensionimin nga futbolli pas 19 vjetëve në profesionalizëm. Gjatë asaj periudhe ai fitoi tituj në Gjermani, Holandë, Angli e Spanjë.
Robben ka thënë se do të shqyrtojë mundësinë të kthehet në fushë të blertë nëse e sheh se e ka të vështirë pa futboll.
Ai nisi karrierën te Groningeni, para se të transferohej te PSV. Nga atje kaloi te Chelsea duke kaluar tre stinorë dhe fituar dy tituj rresht të Premier Leagues. Së fundi ishte pjesë e Bayern Muenchenit, ndërsa kontrata i skadoi këtë verë.
"Unë kurrë nuk do të thosha kurrë. Ndoshta pas një apo dy muajve më duket e çuditshme pa futboll dhe nëse e vërej se më mungon tepër, mund të kthehem. Por nuk i shoh gjasat tepër të mëdha", ka thënë Robben për "NPO Radio".