Borci i Banjallukës nuk ka përmendur askund fyerjet në kor ndaj shqiptarëve në ndeshjen me skuadrën kosovare, Besa Famgas, të dielën mbrëma në qytetin më të madh të Republika Srpskas në Bosnjë-Hercegovinë.
Borci fitoi 28:25 ndaj Besës, ndërsa tifozët serbë gjatë tërë ndeshjes kanë bërë thirrje për vrasjen e shqiptarëve.
Borci i ka falënderuar tifozët më besnik “që kanë nxitur lojtarët e rinj të skuadrës”.
Madje Borci nuk e ka shkruar që Besa Famgas është kampione e Kosovës.
“Lojtarët kanë treguar shumë dëshirë dhe energji dhe kanë lënë zemren në terren, për çka më shumë se me meritë e kanë mposhtur ekipin shumë më me përvojë nga krahina jugore serbe”, shkruan në sajtin zyrtar të Borcit të Banjallukës.
Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Pejë.
-
Federata Evropiane e Hendbollit e dënon Borcin për fyerjet ndaj shqiptarëve
-
Fitore e thellë dhe atmosferë festive si “përgjigje” për fyerjet ndaj shqiptarëve
-
Ikona e Bosnjës: Në Pejë t’i tregojmë Borcit se si anohet, tifozët të jenë “kampionë evropianë”
-
Te Besa thonë se edhe lojtarët e Borcit u janë bashkuar thirrjeve nacionaliste
-
Thirrje anti-shqiptare pa nisur ndeshja Borci – Besa Famgas