Ditëve të fundit është përfolur një rikthim sensacional i Leonardo Bonuccit te kampioni i Italisë, Juventusi.
Mediat në Itali tani raportojnë se vetë lojtari ka shprehur dëshirën për një rikthim te ish-skuadra, prej së cilës para një viti u transferua te Milani, për shifrën e 42 milionë eurove, transmeton KTV.
Nga ana tjetër, dëshira e “rosonerëve” për këtë afat kalimtar është sulmuesi i Juves, Gonzalo Higuain dhe kësisoj është hapur mundësia për një shkëmbim të mundshëm, Higuain – Bonucci, ndërmjet dy gjigantëve italianë.
Bonucci te “kuqezinjtë” luajti në 35 ndeshje duke realizuar 2 gola, ku njërin prej tyre e shënoi në portën e “biankonerëve”.
Artikuj të ngjashëm