Bashkëshortja e Leonardo Bonuccit, Martina Maccari, ka treguar se mbrojtësi i Juventusit dhe Italisë dëshiron të bëhet trajner pas përfundimit të karrierës si lojtar.
34-vjeçarit i skadon kontrata në vitin 2024 me Juventusin dhe pasi të varë këpucët, ai e mendon angazhimin e tij si trajner.
“Nuk kam asnjë dyshim se ai do të mbetet në botën e futbollit. Është jeta e tij. Ai e do fushën dhe dëshiron të bëhet trajner”, ka thënë Maccari për “Tuttosport”.
Bonucci mund të largohet nga Torino në qershor për ta vazhduar karrierën në SHBA. Mbrojtësi italian u transferua te Juventusi në vitin 2010. U largua nga klubi në vitin 2017 drejt Milanit, por shpejt u kthye te skuadra e Juventusit. Ai kurrë nuk është penduar për lëvizjen që bëri drejt Milanit.