Usain Bolt më në fund do të bëjë realitet ëndrrën e tij dhe të debutojë si futbollist në Old Trafford.
Tetë herë fituesi i medaljes së artë në Lojëra Olimpike do të udhëheqë ekipin ndërkombëtar të yjeve në një ndeshje humanitare më 10 qershor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është ëndrra ime që të debutoj në futbollin profesional. Të luaj kundër disave prej legjendave më të mëdha të futbollit do të jetë e paharrueshme”, ka thënë xhamajkani.
Robbie Williams do të udhëheq Anglinë, ekipin kundërshtar të Boltit, në ndeshjen e Unicefit.
“Soccer Aid” bashkon yjet botërore me ish-futbollistë të njohur për të mbledhur para për bamirësi. Deri tani ka grumbulluar më shumë se 24 milionë funte për fëmijët. Will Ferrell, Jack Whitehall, Maradona e Ronaldinho kanë luajtur viteve të shkuara.
Biletat për këtë ndeshje janë prej 10 deri në 50 funte.