Bologna ka shënuar fitore të rëndësishme të dielën mbrëma.
Në shtëpi mposhti Romën me rezultatin 2:0, në ndeshjen që i takoi javës së 16-të të Serie A italiane. Me fitore, Bologna është ngritur në vendin e katërt me 28 pikë, kurse Roma ka 25 pikë nga 16 ndeshje.
Nikola Moro shënoi golin e parë në minutën e 37-të. Rasmus Kristensen në minutën e 49-të shënoi autogol për fitoren e shtatë të Bolognas.