Roma ka fituar tjetër përballje me Bolognën, skuadrën me të cilën është ballafaquar shpesh këtë edicion.
Roma e kishte mposhtur Bolognën në ndeshjen e parë të sezonit, ndërsa fitore realizoi edhe të shtunën 2:0. Por, Roma në këtë sezon u eliminua në 1/8 e finales nga Bologna, në Ligën e Evropës.
Të shtunën në xhiron e 34-t të Serie A, Roma fitoi me golat e shënuar nga Donyell Malen dhe Neil El Aynaoui në pjesën e parë.
Roma me fitore i ka 61 pikë dhe është në garë për të siguruar vend në Champions.
Bologna mbetet me 48 pikë.
Artikuj të ngjashëm