Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Boksieret saudite po godasin thasët dhe barrierat që i rrethojnë

Duke dhënë grushte në një palestër larg syve kureshtarë, një trajnere e boksit nga Arabia Saudite po ushtron një të drejtë të saj që gjatë u është mohuar shumë femrave në mbretërinë konservative - të drejtën për të stërvitur.

Halah Alhamrani 41-vjeçare, drejton një palestër për femra të quajtur FlagBoxing në qytetin Jeddah, duke dhënë mësime fitnesi, boksi e kikboksi. Motoja e palestrës është "Lufto si Vajzë", shkruan Koha Ditore.

Duke u mbështetur në publicitetin e fjalës së gojës në një vend ku stërvitja në publik konsiderohet jo "e përshtatshme" për femrat, Alhamrani është duke punuar të fuqizojë një gjeneratë me ekspozim të vogël.

"Në baza ditore, femrat që kurrë nuk kanë bërë sporte vijnë në klasën time, disa edhe me nënat e tyre", rrëfen Alhamrani, që ka hapur palestrën e saj në vitin 2016. "Ato dalin nga palestra me besim më të madh. Shumë gjejnë zërin e tyre. Nënat e tyre vijnë dhe më thonë: 'Faleminderit që po ofron një ndjenjë aq fuqizuese'"... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)