Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

16-vjeçarja kampione, premton sukses në boks

Ora 18 e pasdites në palestrën “Box Gollaku”, i bënë bashkë këta të rinj për të ushtruar atë që kanë pasion, boksin.

Vullneti u pasqyrohet në sy e ai që i mban të motivuar është suksesi.

Në mesin e këtyre të rinjve, lehtë dallohet Alnera, 16-vjeçarja e cila ka tash e tre vjet që ka filluar ushtrimin e boksit.

Edhe pse e ka në qejf, Brahimi tregon se ushtrimi i këtij sporti i ka vështirësitë e veta.

Planet i ka të qarta e vullneti nuk i mungon, 16-vjeçarja ka pritshmëri të larta për suksesin që mund ta arrijë.

Kur jemi te sukseset, trajneri dhe pronari i “Box Gollaku”, rrëfen për kampionet që kanë dalë nga ky klub që nga themelimi i tij e deri sot.

Trajneri thotë se ndonëse në klubin e tij ka më shumë djem, vajzat janë ato që janë më punëtore, e këtë po e vërtetojnë edhe fitoret.

Edhe Me vetëm dy vjet në boks dhe pak meçe, Brahimi lufton për të artën në Evropian Sport Me vetëm dy vjet në boks dhe pak meçe, Brahimi lufton për të artën në Evropian

Që vajzat janë më punëtore e nuk dorëzohen lehtë, e vërejmë edhe te vullneti i dy më të voglave të këtij klubi.

Diona Gashi e Alnera Brahimi, dëshirën për ta përfaqësuar Kosovën në gara, e kanë të zhvilluar qysh tash.

Sportet si boksi, xhudo, karate e të tjera, janë sporte që zakonisht ushtrohen nga meshkujt, por vajzat kosovare e kanë dëshmuar se forca nuk mungon as tek ato, e shumë lehtë mund t’i bëjnë ballë çdo sfide.