Lufta më e vështirë, që e ka pasur mundësja e stilit të lirë nga Iraku, Alia Hussein, ishte ajo për ta bindur familjen e saj se femrat duhet të lejohen të merren me mundje. Studentja 26-vjeçare ishte një çikliste e mirë dhe basketbolliste, por kur i tha familjes së saj vitin e shkuar se donte të provonte botën fizike të mundjes, ajo u përball me gjykime e abuzime.
"Kam qenë e poshtëruar e madje edhe e rrahur nga familja ime. Por në fund i sfidova të gjithë", thotë Hussein. "Kam ndjenjën se mund të shprehem në këtë sport. Doja t'i dëshmoja shoqërisë se mundja nuk është vetëm për meshkujt dhe se femrat irakiane mund të jenë të suksesshme në këtë sport", shkruan sot Koha Ditore.
Në uniformat e kaltra të klubit "al-Rafidden" në qytetin konservator Diwaniya, rreth 180 kilometra në jug të Bagdadit, Husseini stërvitet tri herë në javë me 30 mundëse të tjera, ku disa prej tyre mbajnë shaminë në kokë. Por kur afrohet ndonjë garë e rëndësishme, atëherë ato stërvitin çdo ditë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
“Motrat boksiere” të kampit të refugjatëve Rwanga
-
Boksieret saudite po godasin thasët dhe barrierat që i rrethojnë
-
Hana Beiqi, notarja me synime drejt të artave për Kosovën
-
Rrëfimi i boksieres që po bën bujë: Dikur shiste bukë për të mbijetuar, tani kërkon medaljen olimpike
-
16-vjeçaret që me sportin e mundjes po krenojnë Kaçanikun