Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sportet luftarake

16-vjeçaret që me sportin e mundjes po krenojnë Kaçanikun

16-vjeçaret Lonisa Reka dhe Elsa Nikoci janë të reja në moshë, por arritje të mëdha i kanë sjellë qytetit të tyre të vogël brenda pak vjetëve me sportin e mundjes.

Ato janë dy vajzat me të cilat po krenohet i tërë Kaçaniku.

Lonisa u bë e 5-ta si më e mira në botë në kategorinë e saj e në Ballkan e mori vendin e parë.

Nga gjimnastika ajo kaloi në mundje, aty ku tani po e gjen veten shumë mirë, e përmes së cilës po triumfon në secilën garë që po merr pjesë, porse suksesi i saj varet edhe nga puna në përditshmëri ku prioritet është disiplina.

Edhe Elsa Nikoci që e vogël kishte shprehur talentin për sportet luftarake, e tash e 5 vjet  është pjesë e klubit të mundjes “Kaçaniku”.

Edhe Lonisa Reka, sportistja më e mirë e re për vitin 2023 Sport Lonisa Reka, sportistja më e mirë e re për vitin 2023

Brenda 3 vjetësh me  ushtrime ajo arriti të jetë në top 5-shen evropiane.

Sportisja e re thotë se një sukses të tillë në afat të shkurtër kohor nuk e kishte imagjinuar asnjëherë.

Peng e ka mospjesëmarrjen  në një garë e cila iu pamundësua si pasojë e një lëndimi.

Klubi i mundjes “Kaçaniku” suksesin po e arrin vetëm me punën vullnetare të sportistëve. Madje për anëtarët e rinj që duan të jenë pjesë e klubit, trajnimi dhe angazhimi iu mundësohet pa kryer asnjë lloj pagese.

Edhe Lonisa Reka garon për medalje të bronztë në Botërorin U17 të mundjes Sport Lonisa Reka garon për medalje të bronztë në Botërorin U17 të mundjes

Që të 3 fëmijët e Lirie Lutës po e ushtrojnë sportin e mundjes, duke marrë benefite tejet të mëdha në shëndet.

Mundja është një sport luftarak dhe konsiderohet si një nga sportet më të vjetra në botë. E vajzat kosovare e kanë dëshmuar edhe herë të tjera zotësinë në këtë lloj sporti, madje Leonisa dhe Elsa si modele për të ndjekur kanë suksesin e kampiones botërore, Majlinda Kelmendi.