Mundësja Lonisa Reka është shpallur sportistja më e mirë e re për vitin 2023 në Kosovë.
Reka vjet ishte e pesta në Kampionatin Botëror për të reja. Ajo ka pasur edhe suksese të tjera.
“Shpresoj që viti 2024 të jetë vit edhe më i suksesshëm. I falënderoj të gjithë ata që më kanë përkrahur”, ka thënë Reka.
Komiteti Olimpik i Kosovës për herë të tetë po shpall sportistët më të mirë të vitit.