Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Boks, Davis kampion bote në tri kategori të ndryshme

Boksieri amerikan Gervonta Davis është bërë kampion bote në tri kategori të ndryshme.

Davis të shtunën mbrëma në Georgia mposhti me nokaut teknik në raundin e 11-të amerikanin Mario Barrios, duke e fituar titullin e botës në versionin }BA në peshën super të lehtë.

Davis e rrëzoi Barriosin dy herë në raundin e 8-të dhe një herë në raundin e 11-të.

Për 26-vjeçarin është fitorja e 25-të në boksin profesionist nga po aq meçe, ndërsa 24 i ka me nokaut.

Davis më herët kishte fituar titull bote në kategorinë super-pendël dhe po ashtu në atë të lehtë.