Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Boks, Davis mbron titullin e botës me nokaut në rund të gjashtë

Gervonta Davis

Ylli amerikan i boksit Gervonta Davis ka vazhduar të impresionojë. Davis të shtunën mbrëma në Brooklyn e mposhti amerikanin Ronaldo Romero me nokaut teknik në rundin e gjashtë në luftën për titull bote në versionin WBA në kategorinë e lehtë.

Davis e rrëzoi Romeron në rundin e gjashtë dhe referi sinjalizoi më pas fundin e duelit.

Në momentin e ndërprerjes Davis ishte duke udhëhequr me pikë.

Për 27-vjeçarin është fitorja e 27-të nga po aq meçe, ndërsa 25 prej tyre i ka me nokaut.

 

Artikuj të ngjashëm