Bochumi ka shënuar fitoren e parë këtë edicion në Bundesligën e Gjermanisë. Të premten mbrëma, Bochumi triumfoi në udhëtim te skuadra e Darmstadtit me rezultatin e ngushtë 2:1 në kuadër të xhiros së dhjetë.
Bochumi kaloi në epërsi në minutën e 25-të, me anë të japonezit Takuma Asano përpara se Darmstadti të barazojë rezultatin në fund të pjesës së parë.
Fabian Nurnberger shënoi në minutën e 43-të për 1:1, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushim.
Megjithatë, Asano u kujdes në minutën e 54-të për ta shënuar golin e tij të dytë personal për tri pikët e para të Bochumit.
Për Bochumin, kjo është fitorja e parë në kampionat, pasi ka edhe 5 barazime e 4 humbje. Ka tubuar 8 pikë, një më shumë se Darmstadti që regjistroi humbjen e tetë këtë edicion.
Darmstadi prej minutës së 70-të luajti me një lojtar më pak, pasi Fabian Holland u ndëshkua direkt me karton të kuq për ndërhyrje të ashpër.