Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Boca optimiste se mund të transferojë Cavanin

Foto: Reuters

Drejtori sportiv i klubit argjentinas Boca Juniors, Jorge Bermudez është optimist se ylli uruguaian Edinson Cavani do t’i bashkohet Bocas së shpejti.

Kontrata e Cavanit me Paris Saint-Germainin mbaron në verë të këtij viti. Për të ishte interesuar Atletico Madridi në janar, por dështoi transferimi.

Cavani 33-vjeçar – që është rekordmen i golave te Parisi – është duke u kërkuar edhe nga klubi amerikan Inter Miami.

Por, Bermudez beson se Cavani do të vendos për Bocan. Te Boca zëvendëspresident tash është legjenda e klubit Juan Roman Riquelme. Riquelme ka marrëdhënie të mirë me Cavanin.

“Shpresoj që Cavani të vijë së shpejti. Ai do të na ndihmonte shumë. Nëse vjen atëherë do të vijë se ka dëshirë dhe sinjalet janë të qarta”, ka thënë Bermudez për “Radio Cooperativa”, transmeton Koha.net.