Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bislimi me një gol e dy asistime në fitoren e Schaffhausenit

Uran Bislimi ka kontribuuar me një gol e dy asistime në fitoren e Schaffhausenit.

Schaffhauseni të dielën fitoi 3:2 në udhëtim te Vaduzi në “Challenge Leaguen” e Zvicrës.

Ishte ndeshje që i takoi xhiros së 29-të. Bislimi asistoi në golin e parë në minutën e 61-të, shënoi vet dy minuta më pas, dhe asistoi në golin e tretë që u shënua në minutën e 79-të.

Ai ka katër gola e tri asistime në këtë edicion.

Schaffhauseni ka 49 pikë në vendin e tretë. Vaduzi një pozitë më poshtë ka dy pikë më pak.