Futbollisti Ardon Jashari ka realizuar gol shumë të rëndësishëm për Luzernin. Luzerni të enjten mbrëma barazoi 2:2 me Schaffhausenin në barazhin për vend në Superligën e Zvicrës në futboll. Jashari shënoi golin e dytë për Luzernin në minutën e 54-t.
Në golin e parë të Schaffhausenit, që ishte vendas, asistoi Uran Bislimi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja e dytë luhet në Luzern pas tri ditësh.
Bujar Lika, Bislimi, Jetmir Krasniqi e Valon Hamdiu startuan te Schaffhauseni. Bislimi është kapiten i skuadrës.
Te Luzerni ndeshjen e kompletuan Jashari dhe Denis Simani.
Luzerni përfundoi edicionin e rregullt në pozitën e parafundit të Superligës së Zvicrës. Schaffhauseni përfundoi i dyti në kategorinë e dytë.