Sport

Biletat Kroaci – Kosovë më shtrenjtë se ato Kroaci – Finlandë

Janë konfirmuar çmimet e biletave për ndeshjet kualifikuese për Botëror, Kroaci – Kosovë, dhe Kroaci – Finlandë.

Çmimet e biletave për ndeshjen Kroaci – Kosovë janë më të shtrenjta se ato të ndeshjes së kombëtares kroate ndaj Finlandës, transmeton Koha.net.

Federata kroate ka vendosur që çmimi i biletave të përballjes ndaj Kosovës të jetë 4-20 euro, kurse për ndeshjen ndaj Finlandës të jetë 4-7 euro.

e këtyre çmimeve mund të ketë ndodhur për shkak se këto ndeshje zhvillohen në stadiume të ndryshme, dhe stadiumi në Maksimir, ku luhet ndeshja e Kosovës, e ka edhe zonën “VIP”, kurse ai i përballjes me Finlandën që luhet në Gradski nuk ka zonë “VIP”.

Kosova luan si mysafir i Kroacisë më 2 shtator nga 20:45, kurse Finlandën kombëtarja kroate e pret më 6 tetor.