Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Biglia drejt Genoas

Mesfushori argjentinas, Lucas Biglia, pritet që gjatë kësaj jave të prezantohet te Genoa, përcjellë “Sky Sport” të martën.

Biglia 33-vjeçar te Genoa do të transferohet si futbollist i lirë, pasi skuadra e Milanit është pajtuar t'ia shkëpusë kontratën që i skadon vitin tjetër, transmeton “Koha Ditore”. Biglia do të largohet nga Milani, pasi nuk bën pjesë në planet e klubit për edicionin e ri.

Edicionin e shkuar pati telashe të shumta me lëndime dhe regjistroi 19 paraqitje, duke shënuar një gol dhe asistuar një.

Biglia te Milani u transferua para dy vjetësh nga Lazio për 20 milionë euro. Karrierë ka bërë edhe tek Anderlechti e Independiente, kurse ka edhe 58 paraqitje me Përfaqësuesen e Argjentinës.