Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gagliardini drejt Lazios

Roberto Gagliardini do të largohet nga skuadra e Interit në fund të sezonit, por jo edhe nga Serie A. “Calciomercato” raporton të hënën se mesfushori pritet t’i bashkohet Lazios, ekip me të cilin parimisht ka arritur marrëveshje.

28-vjeçar te Lazio do të transferohet si lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me Interin në fund të sezonit. Ai me Lazion pritet të firmosë kontratë trevjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për vitin e katërt.

Mësohet se Gagliardini ka refuzuar ofertën e Stalantas për t’u bashkuar me Lazion, ekip që pritet së shpejti të prezantohet. Ai është pjesë e Interit prej vitit 2017, ndërsa ka fituar një titull kampioni. Këtë sezon, Gagliardini ka regjistruar 18 paraqitje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm