Roberto Gagliardini është përshëndetur me Interin dhe me tifozët e skuadrës me mesazh falënderues.
Ai është larguar nga skuadra “nerazzurre” pas gjashtë vjet e gjysmë.
29-vjeçari i mesfushës do të jetë futbollist i lirë pasi i skadoi kontrata me Interin.
Gagliardini u paraqit në 190 ndeshje në të gjitha garat qëkur iu bashkua Interit nga Atalanta në vitin 2017.
Pati 16 gola të shënuar dhe dhuroi nëntë asistime gjatë kësaj periudhe.
Edhe
Martinez: Do të qëndroj tek Interi
Gagliardini pritet të transferohet te Monza, që mund ta angazhojë atë me kontratë prej tre vjet e gjysmë, me 1.5 milionë euro pagë në edicion.
Mesfushori ishte pjesë e ekipit të Interit që e fitoi titullin, dy Kupa të Italisë dhe dy Superkupa.