Lucas Biglia dhe Giacomo Bonaventura nuk kanë të ardhme te Milani. Krerët e klubit italian i kanë thënë atyre që të negocojnë me klube tjera, pasi nuk do t’u vazhdohet kontrata, ka njoftuar “La Gazzetta dello Sport”.
Kontrata e dyshes skadon në fund të këtij stinori.
Ish-reprezentuesi i Italisë, Bonaventura i ka luajtur 17 ndeshje në Serie A këtë stinor. 30-vjeçari ka luajtur 171 herë me fanellën e Milanit që nga transferimi nga Atalanta në shtator të vitit 2014.
Argjentinasi 34-vjeçar Biglia, ka luajtur vetëm shtatë herë në stinorin 2019-20. Ai e ka pasur të vështirë të bind te Milani që nga transferimi nga Lazio në vitin 2017.