Giacomo Bonaventura do të largohet nga Fiorentina, ekip të cilit iu bashkua muaj më parë.
E përditshmja “Gazzetta dello Sport” ka shkruar të martën se krerët e Fiorentinas kanë marrë vendim ta nxjerrin në shitje mesfushorin muajin tjetër pasi nuk ka bindur me paraqitjet e tij.
31-vjeçari, iu bashkua Fiorentinas në shtator si futbollist i lirë dhe këtë edicion ka 13 ndeshje në Serie A. Ai ka kontratë me Fiorentinan deri në vitin 2022 kurse ka luajtur edhe te Milani e Atalanta në elitën e futbollit italian.
Artikuj të ngjashëm