Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bonaventura transferohet te Fiorentina

Giacomo Bonaventura ka nënshkruar kontratë për Fiorentinën si lojtar i lirë. Ai i kaloi gjashtë vjet te skuadra e Milanit.

Kontrata e 31-vjeçarit skadoi këtë verë, ndërsa ka nënshkruar me klubin e ri për dy vjet. Ai i kaloi testet mjekësore gjatë kësaj jave, ndërsa tani zyrtarisht mund të fillojë stërvitjet me pjesën tjetër të ekipit, transmeton KOHA.

Bonaventura e nisi karrierën e futbollistit në akademinë e Atalantas. Kaloi te Milani për 5.3 milionë euro në momentet e fundit të afatit kalimtar veror të vitit 2014.

Ai është paraqitur 254 herë në Serie A, ka shënuar 44 gola dhe ka dhuruar 38 asistime.

Artikuj të ngjashëm