Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bonaventura arrin marrëveshje me Romën

Mesfushori i Milanit, Giacomo Bonaventura ka arritur marrëveshje me Romën dhe do t’i bashkohet klubit si lojtar i lirë në fund të stinorit, raporton “Il Corriere dello Sport”.

Bonaventura 30-vjeçar te Roma do të ketë pagë 2.5 milionë euro në vit të vlefshme për tri vjet. Atalanta dhe Torino po ashtu ishin interesuar për transferimin e tij.

Bonaventura u transferua te Milani në shtator të vitit 2014 për shtatë milionë euro. Ai ka realizuar 34 gola në 171 ndeshje dhe ka asistuar 24 tjerë.