Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bie interesimi për ta parë “Wimbledonin”

Interesimi për ta parë turneun prestigjioz të tenisit në arenat me bar ka rënë dukshëm.

Kështu ka shkruar agjencia e lajmeve “Associated Press” të dielën.

Agjencia e lajmeve ka shkruar se shikueshmëria në arenat ku zhvillohet “Wimbledoni” ka rënë për 7 për qind nga viti 2019.

Është shifra e dytë më e ulët që nga viti 2007.

Në gjashtë ditët e para meçet e tenisit i kanë ndjekur 237.927 tifozë. Kjo është rënie për 7% në krahasim me edicionin e turneut para pandemisë.

Në vitin 2019, javën e parë të turneut e kanë ndjekur 256.808 tifozë.

Artikuj të ngjashëm